Botë Pakistani me sulme hakmarrëse ndaj Iranit,të paktën shtatë persona të vdekur Nga Wikiliks U postua 18/01/2024 2 Min e Lexuar 0 0 10 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Avionët luftarakë të Pakistanit kanë kryer sulme ajrore mëngjesin e 18 janarit ndaj caqeve të supozuara militante në Iranin fqinj. Sipas zyrtarëve lokalë iranianë, në këto sulme janë vrarë katër fëmijë dhe tri gra. Sulmet në provincën Sistan-Baluçestan vijnë pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit sulmoi provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit më 16 janar, duke vrarë dy fëmijë. “Në orën 4:50 të mëngjesit, disa shpërthime janë dëgjuar në zonën e qytetit Saravan dhe pas hetimeve, ne gjetëm se Pakistani shënjestroi me raketa një prej fshatrave kufitare të Iranit”, tha zyrtari nga Sistan-Baluçostan, Alireza Marhamati. “Tri gra dhe katër fëmijë janë vrarë”, tha Marhamati në një prononcim për agjencinë e lajmeve Mehr. Sulmet hakmarrëse ajrore të Pakistanit ndodhën disa orë pasi Islamabadi tërhoqi ambasadorin e tij nga Irani, në shenjë proteste ndaj sulmit të kryer nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit. Më 16 janar, Iraku po ashtu tërhoqi të dërguarin në Teheran, pasi disa civilë u vranë gjatë sulmeve raketore të Gardës iraniane në Irbil. Irani ka pretenduar se sulmet e 16 janarit shënjestruan një “seli të spiunëve izraelitë” afër Konsullatës amerikane në Irbil të Irakut, dhe caqe të lidhura me grupin militant, Shteti Islamik, në veri të Sirisë./rel Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rexhep Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi Rexhep Hoti me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot në komunën e Bujanocit. Rexhep Hoti është …