Faqja Kryesore Botë Si e zhduku CIA ishullin e pasur me naftë në Meksikë?

Si e zhduku CIA ishullin e pasur me naftë në Meksikë?

3 Min e Lexuar
0
0
120

Ishulli Bermeja ndodhej, të paktën deri në vitin 1997 në Gjirin e Meksikës, 22 kilometra në veriperëndim të gadishullit Jukatan dhe 150 kilometra nga atoli Scorpio, por më ai nuk është.

Bermeja është një ndarje formale mes ujërave meksikane dhe amerikane, dhe në qendër të marrëveshjes bilaterale të kullimit të naftës në zonë. Në verën e vitit 2000, kjo kontratë nënkuptonte një moratorium për nxjerrjen e naftës nga të dyja anët deri në vitin 2011. Por, më pas ishulli nuk ekziston më, transmeton kp.

 

 

Ka dy teori se çfarë mund të ketë ndodhur me ishullin e vogël, sipërfaqja e të cilit është vetëm 80 kilometra katrorë.

“Ndoshta zhdukja e ishullit ka të bëjë me rritjen e nivelit të detit, të shkaktuar nga ngrohja globale, por ndoshta ishullin e ka zhdukur CIA për të kapur rezervat e naftës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të na ngatërruar me kufirin”, thotë ish-politikani meksikan Elias Cardenas.

Kufiri gjeografik që dikur ishte Bermeja, tash janë ishujt Alacranes, të cilët kanë reduktuar rrënjësisht zonën meksikane. Megjithatë, askush nuk është në gjendje të përcaktojë se si është zhdukur ishulli.

Një nga krijuesit e marrëveshjes midis SHBA dhe Meksikës, Miguel Angel Gonzales Felix, tha se ishulli ishte 40-50 metra nën sipërfaqen e detit dhe më vonë, disa senatorë meksikanë thanë në një deklaratë të përbashkët se “është e pamundur që ishulli të zhytet pa e vërejtur askush dhe zhdukja e tij me siguri ka të bëjë me faktin se Bermeja qëndronte mbi 22 miliardë fuçi nafte”.

Dëshmi të qarta për ngritjen e nivelit të detit, projektin e fshehtë të CIA-s, mirazh, apo diçka e tretë – ende askush nuk ka mund të zbulojë vendin e zhdukjes së ishullit Bermeja

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë