Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë orëve të pasdites ( e martë), ka pritur në takim, Ambasadorin e Gjermanisë të akredituar në Beograd, Axel Dittman. Kamberi me Ambasadorin gjerman, Dittman, ka biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. “Në vizitën e tij të parë në Komunën e Bujanocit, Ambasadori Dittmann shfaqi interesim të veçantë për situatën politike dhe ekonomike në Luginë të Preshevës, integrimin e shqiptarëve në institucione shtetërore, zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe funksionimin e Këshillit nacional. Me Ambasadorin Dittmann u bisedua edhe për rëndësinë e prezencës sa më të shpeshtë të ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës dhe monitorimin e pozitës së pakicave nacionale në vend. Patur parasysh rëndësinë dhe rolin e madhë të shtetit Gjerman brenda Bashkimit evropian, Ambasadori Dittmann u sigurua se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i avancuar dhe më i shpeshtë” – ka shkruar Kamberi në facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bislimi:Vëmendja jonë ndaj Luginës zë një vend të veçantë 78 grante për projekte në vlerën totale mbi 1 milionë euro dhe përkrahje financiare …