Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” kështu do të quhet koalicioni që bashkon partitë politike shqiptare të Luginës për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar simbas informacioneve që kemi marrë kanë nënshkruar marrëveshje për pjesmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit të këtij viti. Bartës i kësaj Liste dhe kandidati me numër 1 në këtë listë është deputeti i deritanishëm dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi. Sipas informacioneve të sigurta që posedojmë, listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, do ta mbështesë edhe Aleanca për Luginën. Ky është koalicioni i parë dhe gjithpërfshirës për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Në marrëveshjen e nënshkruar, partnerët e koalicionit kanë lënë hapsirë edhe për partitë tjera shqiptare të cilat dëshirojnë t’i bashkohen konceptit politik që përfaqëson kjo listë. Ky koalicion dhe unifikim i partive shqiptare ka ardhur falë kontributit të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bislimi:Çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë Amerikane para takimit të Ohrit Kryelobisti shqiptarë në SHBA z.Faton Bislimi njofton nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se …