“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” kështu do të quhet koalicioni që bashkon partitë politike shqiptare të Luginës për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar simbas informacioneve që kemi marrë kanë nënshkruar marrëveshje për pjesmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit të këtij viti.

Bartës i kësaj Liste dhe kandidati me numër 1 në këtë listë është deputeti i deritanishëm dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.

Sipas informacioneve të sigurta që posedojmë, listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, do ta mbështesë edhe Aleanca për Luginën.

Ky është koalicioni i parë dhe gjithpërfshirës për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Në marrëveshjen e nënshkruar, partnerët e koalicionit kanë lënë hapsirë edhe për partitë tjera shqiptare të cilat dëshirojnë t’i bashkohen konceptit politik që përfaqëson kjo listë.

Ky koalicion dhe unifikim i partive shqiptare ka ardhur falë kontributit të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme