Botë Bota kthen sytë kah qendra bërthamore e Kim Jong-un, imazhet satelitore tregojnë se çfarë po ndodh aty (Foto) Nga Wikiliks U postua 15/05/2018 1 Min e Lexuar 0 0 66 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka filluar çmontimin e objekteve të rëndësishme, ku kryheshin testet bërthamore në Pangai-ri. Që nga 7 maji, imazhet satelitore janë dëshmi se çmontimi i kësaj qendre testuese është në fazën finale. Në imazhe shihet se janë shembur disa ndërtesa të vogla, shinat e çmontuara si dhe vagonët, transmeton Telegrafi. Megjithatë, disa objekte që kishin rol të rëndësishëm, përfshirë edhe dy nga më të mëdhatë – qendra komanduese dhe ndërtesa e administratës – vazhdojnë të jenë të paprekura. Hyrjet nëpër tunele janë ende të hapura, që sipas gjasave janë lënë qëllimisht me qëllim që nga 23 deri më 25 maj të marrin pjesë gazetarë nga e mbarë bota në ceremoninë e mbylljes së tyre. Ata do të jenë dëshmitarë të disa shpërthimeve të fuqishme, ku hyrjet e mbushura me eksploziv do t’i hidhen në erë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Çfarë përfitoi Komuna e Bujanocit nga nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit me organizatat “People in Need” dhe “Peaceful Change Initiative”?! Çfarë përfitoi Komuna e Bujanocit nga nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit me organizatat “People in …