Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bujanoci i barabartë për të gjithë, angazhohen 24 asistentë personal për nxënësit me nevoja të veçanta Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me rastin e nënshkrimit të kontratave për angazhimin e asistentëve personal, takoi sot fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe drejtuesit e shkollave nëpër të cilat angazhohen asistentët në fjalë. Përveç nënshkrimit të kontratave, kryetari Kamberi diskutoi me të pranishmit edhe nevojat shtesë me qëllim të integrimit sa më të suksesëshëm të nxënësve me nevoja të veçanta në procesin e rregullt edukativo – arsimor. Gjatë këtij takimi, kryetari Kamberi dhe bashkëpunëtorët e tij, shprehën gatishmërinë e institucioneve dhe Komunës së Bujanocit për të përkrahur edhe më tej realizimin e projektit të asistentëve personal. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Veseli vazhdon sot mobilizimin me degët, e nisi me Ferizajn dhe Mitrovicën Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve …