Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas një ftese të Këshillit Kombëtar Shqiptar, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme , një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës do të qëndrojë në Luginë të Preshevës. Gjatë kësaj vizite, ky delegacion u mirëprit në selinë e KëshillitKombëtar Shqiptar nga kryetari dhe kryesia e KKSH. Në këtë vizitë , nga kryetari i KKSH u elaborua gjendja e shqiptarëve nëLuginë të Preshevës, vështirësitë dhe sfidat që po kalojnëqytetarët tanë si dhe mundësitë e bashkëpunimit të KKSH dhe këtyre komisioneve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Në këtë takim u prekën dhe diskutuan shumë çështje, në fokus të së cilës ishin: sfidat në arsim, kërkesë për mbështetje institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pajisjen me dokumente të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës, mbështetje në fushat të cilat janë edhe kompetencë e këtyre komisioneve dhe KKSH. Vlen të theksohet se nga deputetët u zotuan që kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar do t’i adresohen Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, dhe po të njëjtat do të mbështeten dhe realizohen në të ardhmen sa më të afërt. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bayern Munich – Liverpool: ‘Allianz Arena’ Bayern Munich është nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit …