Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në vazhdën e vizitave të delegacioneve kosovare në Bujanoc, sot Komunën e Bujanocit e vizitoni deputeti i Lëvisjes VETËVENDOSJE!, Liburn Aliu. Aliu në takim, është pritur nga kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi më të cilin bashkëbisedoi për gjendjen aktuale politike në Luginë, me theks të veçantë, propozimin e fundit të presidentit Hashim Thaçi, që Lugina e Preshvës t’i bashkangjitet territorit të Kosovës. Që të dy protagonistët, gjatë takimin ranë dakord, që çështja e Luginës së Preshevës, duhet të shtrohet si temë e veçantë në dialogun e Brukselit. Pas përfundimit të takimit, në një paraqitje për media, kryetari i Komunës së Bujanocit, theksoi se për Luginën e Preshevës, ideja për bashkangjitje me Kosovën është e mirëserdhuar por duhet patur kujdes që Lugina të trajtohet si tërësi territorial. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “Ne jemi për idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovë, duke e rrespektu referendumin e 92’tës, por kërkojmë që tërësia territorial e Luginës patjetër të ruhet, dhe asnjë variant tjetër për parcializim apo cenim të interesave të popullatës shqiptare nuk mund të ketë përkrahjen tonë” – deklaroi Kamberi. Nga ana tjetër, deputeti kosovar me prejardhje nga Presheva, Liburn Aliu, theksoi , Lvizja VETËVENDOSJE gjithnjë, ka kërkuar që në bisedimet e Brukselit, të trajtohet çështja e Luginës si parakusht para bisedimeve me Serbinë. Përkrahim qëndrimin përfaqësuesve të tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që të rrespektohet tërësia territorial e Luginës së Preshëvës. I bëjmë thirrje edhe një herë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që të bëjë marrëveshje konkrete me përfaqësuesit politikë të tre komunave, në mënyrë që të gjithë ta kemi të kjartë për ate që po e prezanton si ide të tijë” – deklaroi Aliu. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mesazhet që pritet të vijnë sot nga Samiti i Zagrebit për Ballkanin Sot në Zagreb do të mbahet Samiti BE – Ballkan Perëndimor, ku temë kryesore …