Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke iu kuhdërpërgjigjur fjalimit të presidentit serb Vuçiq, ka thënë se nuk duhet mohuar të kaluarën dhe se në Kosovë dihet kush është viktima e kush agresori. “Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrim i historisë, lufta ka ndodhur në shekullin e 20-të andaj duhet të shikojmë pa drama, pa teatër, pa spektakël, por të pranojmë realitetin. Por pasi u përmenden gjëra jo të qëndrueshme, detyrohem të përmendi disa fakte para jush”, ka thënë Thaçi, duke aluduar në deklaratat e presidentit serb, se serbët janë viktima. “I pëlqeu dikujt apo jo, shteti i Serbisë ka vrarë 13 mijë civilë shqiptarë. Aparati i tyre shtetëror ka dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Për të vrarët asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar”, ka thënë Thaçi. Ai ka përmendur edhe 1 milion shqiptarë të dëbuar me dhunë, 40 për qind e infrastrukturës e shkatërruar, 400 masakra kundër shqiptarëve – asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. “Vetëm në fshatin Izbic, 160 të vrarë, të moshuar, gra fëmijë, në Krushë 250 civilë të vrarë, gra, pleq fëmijë – askush i akuzuar e askush i dënuar. Në fshatin Mejë gjithashtu, asnjë i akuzuar e as i dënuar. Vazhdojmë: Reçak, Rezallë e Abri…”. Dhe përkundër kësaj, siç ka thënë Thaçi, luftëtarët e Kosovës kanë kaluar nëpër procedurat e drejtësisë paralelisht me Tribunalin e Hagës dhe EULEX, tash e 20 vite. Sipas tij, Kosova duke dashur të tregojë përgjegjësinë e lartë shtetërore, duke besuar në të vërtetën, në drejtësi, partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, i ka themeluar vetë Dhomat e Specializuara dhe t’iu përgjigjet autoriteteve të tyre në një proces të përgjegjshëm dhe kredibil. “Pavarësisht se jemi viktima, sot në Kosovë më tepër ka të dënuar shqiptarë për krime lufte, sesa serbë. Ndërsa në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për spastrim etnik dhe masakrat. Madje atje as nuk funksionon zyra për krimet e luftës”, ka potencuar Thaçi. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
THAÇI IU DREJTOHET LIDERËVE EVROPIANË NË SOFJE, KËRKON HEQJEN E BARRIERAVE PËR KOSOVËN Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në hapjen e punimeve të Seancës Plenare të Samitit …