Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë një adresim në gjuhën shqipe në parlamentin serb ku ka kërkuar sqarime nga qeveria e Beogradit për vendimin e një gjykate ndaj ministrit Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve për të cilën u shpall i pafajshëm. Kamberi ka apeluar për reagim edhe nga faktori ndërkombëtarë, për përdorimin e gjuhës fyese dhe denigruese ndaj shqiptareve. “Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z.Lajcak, znj Vonder Leyen, a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane? Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët duke i quajtur albanac. Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vuciçit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviçit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit “siptar”, tha ai më tej. Kamberi tha se gjuhën e urrejtjes po e përdor kabineti i Vuçiç për të mbajtur pushtetin dhe jo për patriotizëm, ndërsa u hoqi një paralele me serbet e Kosovës. “Si do të reagonte shoqëria serbe sikur homologu kosovar i Aleksandër Vulin-it do të zgjohej një ditë nga gjumi dhe do të vendoste se prej sot serbët quhen me termin pezhorativ “shkije” dhe këtë ta legalizonte gjykata në Prishtinë? A këtë po e do Vulini dhe Vuciçi për serbët e Kosovës? Jo, këtë urrejtje të ndërsjellë nuk do të mund ta nxitni për ta mbajtur pushtetin e juaj duke e luajtur patriotin në Serbi. E ju vazhdoni të fyeni publikisht dhe ligjërisht minoritetet e shtetit tuaj. Kështu fyeni më shumë shtetin tuaj”, u shpreh Kamberi. Deklarata e deputetit Kamberit vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që refuzoi ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, për përdorim e vazhdueshëm të terminologjisë fyese “siptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi “albanci”. Padia ndaj Vulin është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kështu duket gardhi me tela qe vendosi Serbia me Maqedonin Gardhi me tel në kufirin me Maqedoninë Veriore, ndërtimi i të cilit, sipas vetëqeverisjes …