Faqja Kryesore Botë Senati amerikan gjyqi ndaj Donald Trump është kushtetues

Senati amerikan gjyqi ndaj Donald Trump është kushtetues

1 Min e Lexuar
0
0
17

Senati amerikan ka konkluduar se gjyqi për fajësimin e ish-Presidentit Donald Trump është kushtetues, duke lejuar fillimin e procedurave të plota, raporton BBC.

Ekipi mbrojtës i ish-presidentit amerikan argumentoi se ai nuk mund të përballej me gjyqin pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Por një shumicë se senatit votoi në favor të vazhdimit, me një pjesë të republikanëve që mbështesin masën.

Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” kur Kongresi u sulmua muajin e kaluar.

Mijëra mbështetes të tij u mblodhën në Capitol Hill pas pretendimeve të Trump-it se “zgjedhjet e 3 nëntorit ishin manipuluar”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë