Paralajmërimi i tij erdhi pasi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Anadhom, tha se rastet më të reja të pacientëve që kurrë nuk kanë qenë në Kinë mund të jenë vetëm “maja e Iceberg-ut”.
Profesori Gabriel Leung, drejtor i Organizatës Mjekësore për Shëndet Publik në Universitetin e Hong Kongut, tha se çështja kryesore është zbulimi i madhësisë dhe formës së Iceberg-ut, shkruan “The Guardian”.
Shumica e ekspertëve besojnë se secili person i infektuar me koronavirus mund ta transmetojë atë mesatarisht te 2.5 persona të tjerë. Kjo nënkupton se përhapja mund të arrijë në nivelin nga 60 deri 80 për qind të popullsisë, transmeton Gazeta Express.
“Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë botërore është një numër tmerrësisht i madh”, tha Leung përderisa po udhëtonte për të marrë pjesë në një takim të ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë të Zvicrës.
Edhe nëse shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë është vetëm 1 për qind, që profesori Leung e cilëson të mundshme, numri i viktimave do të ishte masiv.