Botë Erdogan këcënon SHBA-n me mbylljen e bazave të saja ushtarake në Turqi Nga Wikiliks U postua 16/12/2019 2 Min e Lexuar 0 0 17 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar sot se vendi i tij mund të mbyllë bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së nëse kjo e fundit vendos sanksione kundër Ankarasë zyrtare. “Varet nga ne që të marrim vendimin për mbylljen e bazës së Ingirlik për Shtetet e Bashkuara. Nëse është e nevojshme, ne do të mbyllim të dyja bazat në Ingirlik dhe Kurezik, “tha Erdogan për televizionin A haber. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme për të dy palët që SHBA të mos ndërmarrë hapa që më pas do të ishte e pamundur të korrigjoheshin. “Sigurisht, Turqia do t’i përgjigjet çdo sanksioni amerikan,” tha Erdogan. Elementet e sistemit evropian të mbrojtjes raketore janë instaluar në bazën e Kurezik. Edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu njoftoi gjithashtu se Ankaraja mund të kërkojë nga SHBA që të tërhiqnin trupat e saj nga bazat e forcave ajrore, nëse Uashingtoni vendos sanksione për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S-400, transmeton KosovaPress. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq tregon kushtin përfundimtar për vazhdimin e dialogut me Kosovën Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Alekander …