Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Alekander Cepurin, me të cilin kanë diskutuar për dialogun dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb ka thënë se kushti kryesor i Serbisë për të vazhduar dialogun është heqja e vendimit për taksën ndaj produkteve me origjinë serb. “Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitetit në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, ka thënë Vuçiq, shkruan N1, transmeton Gazeta Express. Ndër të tjera në këtë takim Vuçiq e Cepurin kanë diskutuar për vizitën që Putin pati në Serbi dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Të dy politikanët gjithashtu kanë diskutuar edhe për situatën në rajon, raportet Prishtinë-Beograd e çështje të tjera. Like 0
Vuçiq ju kundërpërgjigjet protestuesve për Kosovën Mijëra serbë protestuan në Beograd të shtunën mbrëma kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq …