Misioni vëzhgues (OSB) shumë qartë “tregon se Kosova gjithnjë e më tepër po bëhet pikë e jostabilitetit, burim i potencialit të konfliktit në rajon. Autoritetet e Prishtinë po udhëheqin politikë të ashpërsimit të krizës së Kosovës, gjë që kërcënon me eskalimin e dhunës dhe luftës në Ballkanin Perëndimor.

Aq më tepër, ekzistojnë disa shenja se udhëheqja e Kosovës, 20 vjet pas bombardimeve barbare të Jugosllavisë dhe 10 vjet pas pavarësisë së njëanshme, plotësisht ka dal jashtë kontrollit të atyre vendeve perëndimore të cilat e kanë projektuar pavarësinë”, ka deklaruar përfaqësuesi rus Lukashevich në një takim të nën këshillit të OSBE.

Ai gjithashtu ka theksuar se “vetëm prej tetorit deri në dhjetor 2018 Prishtina ka bërë një sërë provokimesh ndaj Serbisë”.

“Qeveria e Kosovës më 22 nëntor ka publikuar futjen e taksave në prodhime të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në lartësi prej 100 për qind. Masat janë ende në fuqi. Në thirrje të BE dhe SHBA t’i heqin, Prishtina nuk bindet”, pretendon përfaqësuesi i Rusisë në OSBE./Insajderi.com.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme