Botë Erdogani prin me vota, por balotazhi konsiderohet i pashmangshëm Nga Wikiliks U postua 15/05/2023 2 Min e Lexuar 0 0 31 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Prej më shumë se 12 orë qëkur janë mbyllur qendrat e votimit në Turqi, rezultati i zgjedhjeve presidenciale ende është i paqartë, raportoi BBC-ja të hënën. Kandidati edhe për një mandat tjetër si president i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas të dhënave preliminare, i ka fituar 49.49 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Kemal Kılıçdaroğlu, deri më tani i ka 44.79 për qind. Këto rezultate i dërgojnë dy kandidatët në balotazh, megjithëse partia e Erdoganit, AK, pritet të formojë shumicën në parlament. Zgjedhjet e 14 majit po cilësohen ndër zgjedhjet më të ashpra në vitet e fundit, derisa Turqia po përballet me inflacion të lartë dhe po rimëkëmbet nga tërmetet shkatërruese që lanë mijëra të vdekur shkurtin e 2023-s. BBC-ja raportoi se që nga e diela në Stamboll situata është e tensionuar, për shkak se rezultatet zgjedhore ende vazhdojnë të jenë të paqarta. Qindra simpatizantë të partive janë mbledhur para selive dhe po i presin të dhënat e fundit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi tallet pak: Edhe Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike, Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka reaguar lidhur me …