Faqja Kryesore Botë Erë lufte : SHBA gati “përgjigja ushtarake” sulmi kimik në Siri

Erë lufte : SHBA gati “përgjigja ushtarake” sulmi kimik në Siri

1 Min e Lexuar
0
0
110

SHBA-të janë shprehur “të gjitha opsionet janë në tavolinë” si përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Siri, ndërkohë që liderët perëndimorë po mendojnë të ndërmarrin aksione ushtarake, shkruan BBC.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders u tha gazetarëve se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar mbi sulmet ushtarake.

Por ajo tha se SHBA-të bëjnë fajtorë Rusinë dhe Sirinë për sulmin kimik.

Këshilli i Sigurisë Amerikane do të zhvillohet sot , ndërkohë që kryeministria e Britanisë së Madhe, Tereza Mei, ka kërkuar një mbledhje kabineti.

Aktivistë, punonjësit e shpëtimit dhe mjekët thonë se dhjetëra njerëz vdiqën në qytetin e Dumas të shtunën e shkuar.

Por qeveria e presidentit Bashar al-Assad, e cila merr mbështetje ushtarake nga Rusia, mohon të jetë pas sulmeve kimike./sn/

                     
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë