Botë Federica Mogherini BE të marr vendimin e duhur për Shkupin e Tiranën Nga Wikiliks U postua 16/10/2019 2 Min e Lexuar 0 0 17 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Për të forcuar përparimi i Ballkanit, tani është koha për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj se liderët tanë do të marrin vendimin e duhur në ditët në vijim, tha sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini. Në një fjalim për “Rolin e BE-së si një lojtar global” në Universitetit e Oksfordit, Mogherini theksoi ndër të tjera, se BE duhet të stabilizohet dhe të bashkojë kontinentin e vet duke sjellë Ballkanin Perëndimor në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për t’i bërë luftërat të pamundura në kontinentin tonë, Evropa duhet të bashkohet duke futur Ballkanin në BE”, tha Mogherini. “Vitet e fundit kemi bërë hapa domethënës, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa përparim i rëndësishëm, megjithë vështirësitë, është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini. Ajo vlerësoi që të gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma kryesore dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Joshua nuk do të ndeshet me Pulevin në prill, rriten gjasat për superduelin ndaj Wilder Anthony Joshua nuk do të përballet me Kubrat Pulevin në Wembleyn më 13 prill, …