Anthony Joshua nuk do të përballet me Kubrat Pulevin në Wembleyn më 13 prill, ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBF).

Gjatë verës që lamë pas, kampioni i WBA, WBO dhe IBF zhvilloi bisedime intensive për një duel unfikues me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder.

Deontay Wilder (Foto: Jayne Kamin-Oncea/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, negociatat dështuan dhe më 22 shtator, britaniku u përball me sfiduesin obligativ, Alexander Povetkin, të cilin e mposhti në raundin e shtatë me nokaut.

Duke qenë se është kampion në divizione të ndryshme në kategorinë e peshave të rënda, AJ duhet që kohë pas kohë të zhvillojë meçe të detyrueshme nga organizatat e ndryshme për t’i mbrojtur titujt.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme