Botë Futet ‘live’ në rrjetet sociale dhe vret me pushkë të paktën 8 persona në një supermarket Nga Wikiliks U postua 14/05/2022 2 Min e Lexuar 0 0 20 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të shtëna me armë janë shënuar në Tops Markets në Jefferson Street në Buffalo në SHBA, sipas raportimeve nga mediat e huaja. Videot dhe fotot e publikuara në twitter tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar. NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake. Incidenti nisi të shtunën pasdite. Kur policët mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit. Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit. Guvernatorja e shtetit tha se ajo po monitoronte nga afër incidentin dhe u kërkoi atyre në Buffalo të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve dhe zyrtarëve lokalë. I dyshuari në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish-luftëtarët e UÇPMB-së kërkojnë statusin e veteranit nga Qeveria e Kosovës Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, gjatë ditës së sotme, janë nisur nga …