Kosova e Serbia s’kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, ka konfirmuar emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimeve me delegacionet e të dyja shteteve të premten në Bruksel. Megjithatë, ai ka thënë se ka rezultate të përziera duke shtuar se ka pasur progres në temat tjera, përfshirë energjinë.

Në një shkrim në Twitter, Lajçaku ka konfirmuar përfundimin e takimeve të ndara me kryenegociatorët.

“Rezultate të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por u bë përparim për çështje tjera, përfshirë energjinë”, ka thënë ai. “Puna do të vazhdojë”.

Në Bruksel, të premten është paraparë të diskutohej për targat, të pagjeturit dhe për energjinë. Takimet është paraparë të shfrytëzoheshin edhe për t’i hapur rrugë takimit në nivel të lartë në dialog.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme