Faqja Kryesore Botë Gjenden të vdekur 7 persona, mes tyre katër fëmijë

Gjenden të vdekur 7 persona, mes tyre katër fëmijë

1 Min e Lexuar
0
0
84

Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një pjesë rurale të Australisë perëndimore

Policia ka konfirmuar se trupat e katër fëmijëve dhe tre personave të rritur u gjetën në Osmington. Autoritetet nuk kanë treguar shkaqet e vdekjes, por kanë konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri.

Deri më tani ka vetëm dyshime se bëhet fjalë për vrasje masive. Nëse konfirmohet një gjë e tillë, kjo do të ishte masakra më e madhe në Australi, që prej masakrës së Tasmanias, e cila mori jetën e 35 njerëzve në vitin 1996, raporton BBC.

Besohet se viktimat janë pronarë të vendit ku u gjetën të pajetë, mirëpo policia është treguar mjaft e rezervuar në dhënien e informatave të mëtutjeshme

Osmington është një vend me pak banorë, rreth 20 kilometra larg lumit Margaret- që është një zonë e famshme turistike./sn/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë