Rahim Salihi, është emëruar Këshilltar i Grupit Parlamentar “REGJIONET EVROPIANE – VOJVODINA, SANXHAKU DHE LUGINA E PRESHEVËS”.

Salihi ka qenë edhe në mandatin e kaluar Këshilltar i Grupit Parlamentar.

Ky është njoftimi i plotë  në rrjetin social Facebook nga Salihu :

Me propozim të kryetarit Kamberi e me mbështetjen e deputetëve nga Lista “SDA Sanxhak” dhe “Bashkë për Vojvodinën” jam emëruar sot Këshilltar i Grupit Parlamentar “REGJIONET EVROPIANE – VOJVODINA, SANXHAKU DHE LUGINA E PRESHEVËS”.

I privilegjuar t’i shërbejë Grupit të vetëm parlamentar të pakicave në Kuvendin Republikan e falënderues ndaj të gjithë deputetëve për besimin e dhënë.

Liria e barazia do të jenë synimi ynë i përbashkët.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme