Botë Gjermania kërkon deri në 60 mijë vozitës të kamionëve Nga Wikiliks U postua 05/06/2019 2 Min e Lexuar 0 0 143 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjermania ka mungesë të madhe të vozitësve të kamionave. Kjo mungesë sipas raportimeve të mediave gjermane lidhet me kushtet e punës në sektorin e transportimit të mallrave, të cilat sipas të punësuarve nuk janë dhe aq të favorshme. Kërkesa për vozitës është e konsiderueshme. Numri i vendeve të zbrazëta sillet nga 45 mijë deri në 60 mijë, raporton media gjermane ZDF përcjellë Klan Kosova. Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë në Gjermani, mungesa e një numri të madh mund të shkaktoj kolapsin e këtij sektori gjigand. Kjo mund të ketë edhe efekte në aspekte tjera ekonomike për qytetarët gjerman, sepse shumë biznese mund të mbesin pa mallra, sidomos ato ushqimore. Premtimet e kësaj shoqate janë se do të përmirësohen kushtet e punës. Por ka edhe kërkesa tjera të kësaj organizate sepse dëshirojnë numër më të madh të gjinisë femërore të punësuar në këtë pjesë. Sipas llogaritjeve vetëm 1.7 përqind e të punësuarve janë femra. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qeveria e Serbisë i ka dhënë mbështetje presidentit Aleksandar Vuçiq Qeveria e Serbisë i ka dhënë mbështetje presidentit Aleksandar Vuçiq, pas deklaratës së kreut …