Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Platforma e Dialogut është ‘gozhda e fundit në arkivolin e dialogut me Beogradin”. Sipas tij një platformë e tillë e ka ‘vrarë dialogun’ e Brukselit, shkruan novosti, transmeton Gazeta Express. Gjuriq është kujdesur që të sulmojë edhe Sllobodan Petroviqin, duke thënë se përmes tij është bërë e mundur që të miratohet ajo platformë në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij Petroviqi çdo ditë e më shumë është duke vepruar në kundërshtim me interesat e Serbisë. Ai thotë se Lista Serbe çdo ditë e më shumë po lufton për interesat e Serbisë në Kosovë. “Petroviq në vend se të protestonte kundër veprimeve që Kosova po i bën përmes taksave dhe sulmeve ndaj Trepçës, ai po mbështet protestat e organizuara kundër Vuçiqit”, ka thënë Gjuriq. Dje në një komunikatë për media edhe Lista Serbe ka linçuar publikisht Sllobodan Petoroviqin, duke e quajtur si produkt të ‘kurvërisë’ së ndërkombëtarëve me Hashim Thaçin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kuvendi Komunal i Bujanocit me sistem krejtësisht elektronik Komuna e Bujanocit , do bëhet njëra ndër komunat që e ka digjitalizuar Kuvendin …