Gent Cakaj, i ngarkuar me detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme ka takuar ministrin gjerman, Michael Roth.

Ka qenë vetë ministri gjerman që ka publikuar këtë publikim edhe në profilet e tij private.

“Ballkani Perëndimor është në zemrën time, kam takuar për herë të parë Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ne kemi folur për reformat e nevojshme që duhet t’i marrim për t’u futur në Bashkimin Evropian. Jam shumë i lumtur që të punojmë së bashku” shkruan në profilin në Instagram, ministri gjerman i Shtetit për Çështje Evropiane, Michael Roth.

Kjo është vizita e radhës e suksesshme për Cakajn në një shtet të fuqishëm evropian.

Cakaj ka edhe raporte personale të mira me Roth.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme