Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në organizimin e FSK-së për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej ku ka kujtuar sakrificën e të gjithë ushtarëve të UÇK-së, në veçanti atë të komandantit legjendar, Adem Jashari. Kreu i Qeverisë ka kujtuar edhe krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar se kjo ushtri nuk do të përdoret për të sulmuar qytetarët e vet, as në jug e as në veri të vendit. Në këtë fjalim Haradinaj ka përmendur edhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se bashkë me ta do të bëhet ajo Kosovë që kanë ëndërruar çlirimtarët. “Deputetët me 107 vota i thanë po një projekti nacional që vjen në formë euroatlantike, që i shërben paqes. Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug as në veri, ajo do të jetë aty për paqe për të gjithë që jetojnë përgjithmonë, gjithmonë në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tonë strategjik, do ta bëjmë Kosovën atë se çfarë ëndërruan çlirimtarët”, ka thënë Haradinaj. Ai ndërkohë nuk e ka thënë asnjë fjalë sa i përket korrigjimit të kufijve, retorikë kjo që jemi mësuar ta dëgjojmë në çfarëdo organizimi ku merr pjesë kryeministri Haradinaj. I pranishëm në këtë tubim ka qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zëvendëskryeministri i Serbisë takohet me senatorin e besueshëm të Trumpit, flasin për situatën në Ballkan Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka udhëtuar drejt Washingtonit, ku është takuar me senatorin …