Stil & Trend Hoteli luksoz në Australi, një mrekulli nën ujë Nga Wikiliks U postua 05/09/2019 2 Min e Lexuar 0 0 107 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ata që adhurojnë mrekullitë e detit, do të kenë shpejt në dispozicion një vend ku të kalojnë një natë të mbushur me emocione nga më të veçantat. Një hotel i ri me dhoma nën ujë, i gjendur në Australi pranë Barrierës së madhe koralore, do t`i ofrojë klientëve mundësinë të admirojnë nga afër krijesa detare nga më të ndryshmet drejt e nga xhami i dritares. Dhomat e këtij hoteli janë krejtësisht të mbuluara nga uji. Shtëpi e strukturës së rrallë është deti i koraleve, që lag brigjet e Queenslandit. Ideja e hotelit është realizuar falë bashkëpunimit me kompaninë lokale Cruise Whitsundays. Struktura ka dy dhoma të mëdha luksoze nën ujë, të quajtura Reefsuites, nga ku mund të shijohet një pamje e jashtëzakonshme dhe ekskluzive e barrierës koralore, falë mureve të zhytur në oqean që janë në pjesën më të madhe prej xhami. Barriera e madhe koralore është sistemi më i rëndësishëm i koraleve në botë. Ajo përfshin plot 900 ishuj në gjatësinë e saj prej 2.300 kilometrash dhe shtrihet në një sipërfaqe prej gati 344.400 kilometrash katrorë. /tch/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
SEKRETARI I NATO-S I THOTË SËRISH HARADINAJT QË FORMIMI I USHTRISË MUND TË KETË PASOJA Një bisedë telefonike mes Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Haradinajt ka ndodhur sot gjatë ditës. …