Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një bisedë telefonike mes Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Haradinajt ka ndodhur sot gjatë ditës. Sekretari i NATO-s veç me Haradinajn ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra e Stoltenbergut, thuhet se sekretari i NATO-s e ka paralajmërua Haradinajn për pasojat e krijimit të Ushtrisë, transmeton Insajderi. “Me Haradinajn diskutuam për transformimin e FSK-së në Ushtri. Theksova se një veprim i tillë është i paarsyeshëm dhe shkon kundër këshillave të NATO-s, dhe gjithashtu mund të ketë pasoja negative në perspektivën evropiane të Kosovës. Kam përsëritur se mandati i Forcave të Sigurisë të Kosovës duhet të evolvojë, dhe NATO duhet të ekzaminojë nivelin e lidhjes sonë me Forcat e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë. Sekretari i NATO-s gjithashtu ka kërkuar nga presidenti serb, Vuçiq uljen e tensioneve me Kosovën. Ka theksuar se marrëveshja finale mes dy vendeve është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve. “Gjithashtu kam folur edhe me presidentin Vucic për nevojën e uljes së tensioneve të tanishme. I kam rikujtuar se dialogu është mënyra e vetme për të mbajtur paqen në rajon”, ka thënë ai. Për bisedën me Stoltenberg foli edhe Haradinaj. Ai në facebook shkroi se sekretarit të NATO-s ia konfirmoi që Ushtria është vendim i Kosovës, dhe nuk përbën rrezik për askënd. Ndryshe projekt-ligjet për FSK-në pritet të votohen më 14 dhjetor. Like 0
Zëvendëskryeministri i Serbisë takohet me senatorin e besueshëm të Trumpit, flasin për situatën në Ballkan Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka udhëtuar drejt Washingtonit, ku është takuar me senatorin …