Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur sot një Konferencë për Media përmes së cilës ka dalë me disa zotime publike në lidhje me përfshirjen e Luginës së Preshevës në jetën publike dhe politike të Kosovës. Në këto zotime, ndër të tjera, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës si dhe të nisë iniciativën që shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës. Në 7 zotimet që ka bërë publike sot kandidati i PDK-së për kryeministër, përfshihen edhe Ligji për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, themelimi i Agjencisë Shtetërore për Luginën e Preshevës, rritja e kuotave për studentët nga Lugina dhe krijimi i kuotave të reja për studentët e dëbuar nga Lugina që ndodhen në Kosovë, katër pika të reja kufitare me Luginën e Preshevës dhe Fondi i përhershëm për kthimin e shqiptarëve të Luginës të dëbuar nga vatrat e tyre. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit sot po vizitohet nga delegacione të ndryshme dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtar Agjendën e sotme me delegacione e zyrtarë të lartë ndërkombëtar e fillova me Komesarin …