Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Çfarë fillimi dhe mbarimi! Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Deontay Wilder e ka nokautuar Dominic Breazealen që në raundin e parë. Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda dy minutash përballjen me sfiduesin e detyrueshëm. Të gjithë e njohin goditjen e fuqishme të kampionit të pamposhtur, ndërsa tash më së miri e di Dominic Breazeale. Ky triumf është edhe një paralajmërim për Anthony Joshuan, të cilit iu deshën shtatë raunde për të fituar ndaj Breazeale, derisa Wilder e mposhti për dy minuta. Raundi 1 Wilder e nisi furishëm që nga fillimi duke e sulmuar kundërshtarin, i cili u desh të mbrohej dhe të priste shpëtimin nga gongu. Mirëpo, kampioni vendosi t’i jepte fund ende pa filluar mirë duke e nokautuar kundërshtarin brenda dy minutash. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
‘Dardanët’: Të martën do të jemi dëshmitarë të historisë, jemi përkrah ‘Luanëve’ tanë Tifozët e Kosovës, “Dardanët” po e presin me padurim ndeshjen që po konsiderohet si …