Delegacioni i përfaqësuesve politikë nga Lugina e Preshevës, gjatë ditës së premte ka zhvilluar takime tejet të rëndësishëm në Komitetin për të drejtat e njeriut të Kongresit amerikan në Washington DC.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shpjeguar natyrën e takimit, me zyrtarë të lartë amerikan mbi të drejtat e njeriut.

Gjendja Aktuale politike dhe pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës ishte tema e takimit tonë, sot, në Komitetin për të drejtat e njeriut-Tom Lantosh të Kongresit të SHBA ku u takuam me dr. Kimberli Stanton, Piearo A. Tozi – këshilltar politik në Kongres, Sarah E. Garding nga Qendra hultuese e Kongresit dhe Jason Stainbam- drejtor i Komitetit për punë të jashtme i Kongresit amerikan – ka shkruar Kamberi.

Me përfundimin e këtij takimi në Kongresin amerikan, tre përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi-kryetar i PVD, Ardita Sinani – nënkryetare e PVD dhe Ragmi Msutafa – kryetar i PDSH, kanë përmbyllur e agjendën e takimeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë e Delegacionit të Luginës së Preshevës, mund të konsiderohet si më e rëndësishmja për shqiptarët e tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për faktin që, ideja e korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe më tej po mbetet në tavolinën e bisedimeve

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme