Botë ISIS sërish kërcënon, paralajmëron sulme në Londër dhe në Nju-Jork Nga Wikiliks U postua 23/05/2019 2 Min e Lexuar 0 0 38 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump kanë paralajmëruar se të ashtuquajturit Shteti Isamik po i vjen fundi, terroristë të kësaj organizate vijojnë të kërcënojnë me sulme të reja në qytetet më të rëndësishme të botës. ISIS ka shpërndarë së fundmi tre posterë që nxisin akte terroriste në Londër dhe në New York. Njëri prej posterëve përshkruan një bombardues vetëvrasës që qëndron përballë Big Ben-it në flakë dhe nën të ka edhe një paralajmërim: Sulmet në Londër vijnë së shpejti. Posteri tjetër tregon një terrorist të maskuar, i cili mban në dorë një thikë mbi qytetin e New Yorkut, ndërsa u bën thirrje ekstremistëve që të bëhen bashkë: “Vetëm terrori mund t’i luftojë ata”. Grupet e lidhura me ISIS kanë lëshuar më herët postera propagandues që përkrahin sulmet terroriste që ndodhën në Sri Lanka në të dielën e Pashkëve. Imazhet treguan tetë sulmuesit mbi Donald Trump, Papa Françesku dhe Budën në zjarr. ISIS mori përgjegjësinë për Sri Lankën ku u vranë 250 vetë në kisha e hotele. Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të madhe këtyre kërcënimeve, duke thënë se vijnë edhe si kundërpërgjigje e ISIS ndaj deklaratave triumfuese të presidentit Trump. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
32 të vdekur dhe mbi 85 të lënduar nga aksidenti midis dy trenave në Greqi Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e …