Botë Johnson nuk e përjashton mundësinë e suspendimit të ri të kuvendit Nga Wikiliks U postua 24/09/2019 3 Min e Lexuar 0 0 27 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Britain's Prime Minister Boris Johnson speaks to the media outside 10 Downing Street in London, Monday, Sept. 2, 2019. Johnson says he doesn't want an election amid Brexit crisis and issued a rallying cry to lawmakers to back him in securing Brexit deal. (AP Photo/Matt Dunham) Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e ndërprerjes së punës së kuvendit për herë të dytë me radhë, nëse Gjykata Supreme vlerëson se ai e ka keqpërdorur pushtetin në rastin e parë. Shefi i qeverisë britanike, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu la të kuptohet se nuk do të ndihej i obliguar që të japë dorëheqje në rast se drejtësia vlerëson se ai e ka mashtruar mbretëreshën lidhur me arsyet për suspendimin e punës së kuvendit. I pyetur nëse vendimi i gjykatës kundër tij do ta bënte pozitën që mban të papërshtatshëm për të, kryeministri britanik tha: “Jo. Mendoj se arsyet për kërkimin e një fjalimi të mbretëreshës janë tepër të mira”. Duke folur para gazetarëve në Shtetet e Bashkuara, ai gjithashtu e përjashtoi kategorikisht mundësinë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje me partinë “Brexit” në rast të zgjedhjeve të reja, duke thënë se konservatorët do të garonin për secilën ulëse. Vendimi i Gjykatës Supreme, i cili do të kishte ndikim të madh jo vetëm për të ardhmen e kryeministrit, por edhe për të drejtën më të gjerë të gjykatave për të dhënë qëndrim lidhur me një vendim politik të qeverisë, pritet të merret të martën në orën 10 e 30 minuta sipas kohës lokale. Johnson vazhdimisht ka premtuar se do ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me apo pa marrëveshje. Sidoqoftë, qëndrimi i tij është kundërshtuar ashpër nga shumë deputetë, përfshirë edhe një pjesë të anëtarëve të partisë së tij, shkruan “The Guardian” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Korrigjimi i kufijve, Murati i shqetësuar se kjo mund të çojë drejt një autonomie për veriun Valon Murati dhe partia e tij, Lëvizja për Bashkim janë më të zëshmit në …