Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherësh kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur optimizëm se Kuvendi i Kosovës në ditët e ardhshme do të marrë një vendim për t’i ndihmuar shqiptarët e kësaj pjese. Ai ka thënë se ky vendim duhet të jetë i realizueshëm dhe të ketë efekt të drejtpërdrejt në tri komunat shqiptare në Serbi: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Kamberi ka deklaruar se shteti i Kosovës duhet të vendosë një linjë buxhetore për ta ndihmuar Luginën e Preshevës. Ai ka theksuar se drejtuesit politikë të Luginës nuk dëshirojnë as të besojnë se kjo temë po bëhet për një luftë të brendshme politike në Kosovë. Sipas Kamberit, çështja e Luginës duhet të trajtohet në dialogun me Serbinë, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të drejtat e shqiptarëve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas arrestimit të Michel Platini, Anglia mund ta organizojë Kampionatin Botëror 2022 Një bastore shumë e njohur thotë se Anglia mund të jetë kandidati kryesor për …