Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Sërbis z.Shaip Kamberi me rasitn e 16 vjetorit të shtetësis së Kosovës ka uruar institucionet e vendit për konsolidimin si shteti më demokratik në Ballkanin Perendimor.

Ky është postimi i plotë i z .Kamberi në 16 vjetorin e pavarsis.

Për 16 vite pavarësi, Republika e Kosovës ka arritur të konsolidohet si shteti më demokratik në rajonin e Ballkanit Perëndimor!

Liria e shprehjes, respektimi i ligjit dhe të drejtave të njeriut, respektimi i të drejtave të minoriteteve, shpesh mbi normat evropiane janë vlerë që bënë krenar çdo shqiptar jo veç nga Kosova!

Lugina e Preshevës ka qenë bashkudhëtare e çdo procesi të cilin e ka kaluar Kosova. Të gjitha hallet e sfidat e Kosovës i kanë përjetuar njejtë edhe shqiptarët e Luginës.

Padyshim që çdo suksesi të Republikës së Kosovës, njejtë i gëzohen edhe luginasit.

Andaj në këtë ditë feste, Presheva, Bujanoci e Medvegja gëzojnë e festojnë bashkë me Kosovën.

Le të festojmë të gjithë sot, duke kujtuar ku ishim si komb, e ku kemi arritur sot.

E ardhmja është e jona.

 

Urime Kosovë🇽🇰

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme