Pasë përfundimit të seancës së parë për vitin 2024 ku me vota unanime i është dhën titulli “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit Kryebaahkiakut të Tiranës z.Erion Veliaj, kryekuvendari z.Ramadani përmes rrjetit social Facebbok ka elaboruar edhe arsyetimin e tijë për shpalljen dhe dhënjen e titullit “Qytetar Nderi” për z.Veliaj.

Ky është shkrimi i plotë i z.Ramadani

Të nderuar këshilltarë,

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit!

Sot, Bujanoci dhe Tirana po kurorëzojnë një lidhje të veçant, me që, ato kanë nisur një rrugëtim tejet të sinqert muaj më parë. Kjo lidhje, po mundësohet fal vullnetit të mirë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, i cili po trajton edhe problemet tona. Ai çdo ditë e më shumë po i ofrohet qytetarëve tanë në formë tejet praktike, derisa qytetarët tanë, në vazhdimësi po rrisin respektin për të.

Duke patur parasysh gatishmërinë e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat; arsim, kulturë, rini dhe inovacion, e para se gjithash mbështetjen e madhe financiare për ndërtimin e palestrës sportive të Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kjo e bënë të denjtë, që ai te jetë bashkëqytetari ynë.

Marrë për bazë, që kryeqyteti Tirana, në drejtimin e kryetarit Veliaj, më vitin 2023 ka qenë, qyteti europian i sportit, ndërsa në vitin 2024, kryeson presidencën e B 40, rrjetit më të madh të Bashkive të Ballkanit, derisa në vitin 2025, Tirana, do të jetë kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut, si një testament i bashkëjetesës së kulturave dhe feveve të ndryshme, janë argumente të mjaftueshme ndërlidhëse, të bashkëpunimit në mes të Bujanocit dhe Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për fëmijët tanë, po ua bënë ëndrrën realitet, duke mbështetur në tërësi, projektin e ngritjes së palestrës sportive në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, në vlerë prej 550 mijë eurove, duke treguar bashkëpunimin dhe gatishmërinë që të mbështes komunën tonë në forma të drejtëpërdrejta.

Duke nderuar personalitetet e profilit të lartë siç është z.Erion Veliaj, Ne i ndërlidhim ata edhe më shumë, edhe më fortë me qytetin dhe bashkëqytetarët tanë.

Nga e gjithë kjo që u tha më lartë, për z. Veliaj, që në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, kam nderin dhe kënaqësinem që t’i propozojë, Kuvendit komunal të Bujanocit që të shpallë për „Qytetar Nderi” z. Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës të Republikës së Shqiprisë.

Me respekt
Kryetar i Kuvendit
Enver Ramadani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme