Kuvendi Komunal i Bujanocit në seancën e sotme solemne ka votuar PËR ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit kryebashkiakut të Tiranës z. Erion Veliaj.

Seanca ishte ftuarë nga Kryekuvendari z.Ramadani me një pikë të rendit të ditës Propozim vendimi për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi”.

Pas arsyetimit të z.Ramadani për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” ka kaluarë në votim kjo pikë.

Në seancë morën pjesë 23 këshilltarë, dhe të gjithë votuan PËR, pa asnjë KUNDËR dhe asnjë ABSTENIM.

Tani mbetet që Ministria e Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të jep pëlqim për zyrtarizimin e titullit “Qytetar Nderi”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme