Sot Ambasadori i Republikës së Shqipëris z.Bardhyl Canaj ka filluar vizitën dy ditore në  Luginë të Preshevës ku po takon liderët e partive politike shqiptare ku ka takuar edhe Këshilltaren e Kryeministeit Kurti znj.Ardita Sinani.

Ky është njoftimi i plotë i znj.Sinani reth takimit të sotëm me Ambasadorin Canaj👇

„Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, SH.T. Bardhyl Canaj.

Ishte ky takimi i parë që nga emërimi i Ambasadorit Canaj në detyrën e re, e njëherit vizita e parë e Tij në Preshevë.

E shoqëruar nga zv.kryetari i degës, koordinatorja e Forumit të Gruas dhe koordinatori i Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik uruam Ambasadorin Canaj për detyrën e re.

Njëherit i dëshmuam gadishmërinë e bashkërendimit e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Luginës, ky bashkëpunim është i domosdoshëm“ ka shkruar Ardita Sinani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme