Koalicioni i Shqipëtarve të Luginës sot vazhdoi tubimin parazgjedhor me qytetarët në Sheshin e qytetit në Bujanoc duk biseduar për rëndësinë e zgjedhjeve të 3 prillit.

Deputeti Shaip Kamberi është shprehur se #Bashkë me Agën Hasan e Agën Zeqirija nga Tërnoci, e me Agën Shaban nga Bujanoci, sot u takum për kafe në sheshin e qyteti të Bujanocit, me të cilët bisedova për rëndësinë e zgjedhjeve të 3 prillit.

U dakorduam që është i kotë interesimi i të moshuarve për zhvillimet politike, nëse rinia jonë nuk ka perspektivë këtu. Andaj na duhet organizim e mobilizim, i të moshuarve për të rinjt dhe i të rinjëve për të rinjt.

Takova edhe Musain nga Zvicra me të cilin bashkëbiseduam për problemet e përditshme të shqiptarëve të kësaj ane, e me theks të veçantë proukupimet e mërgimtarëve tanë, që gjithnjë në zemër e kanë Bujanocin e Tërnocin, por edhe gjithë Luginën.

Mes tjerëve, takova edhe Mirsadin e Bekimit, ndërmarrës të suksesshëm nga Bujanoci, nga të cilët mora mbështetjen, se lufta për drejtësi e zhvillim, duhet të mbetet piksynimi ynë kryesor.

Takova edhe shumë të ri e të moshuar të tjerë, të cilët e rikonfirmuan mbështetjen për Listën tonë të përbashkët, për të kërkuar ate që neve na takon, as më pak e as më shumë, liri, drejtësi, demokraci.

#Vazhdojmëbashkë
Voto 16
#Tubimi #Kafenëshesh
#Zgjedhjetparlamentare

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme