Koalicioni i Shiptarëve të Luginës vazhdoi tubimet parazgjedhore me banorët e Malsisë së Bujanocit

Nuk nështrohemi ndaj Beogradit, por kërkojmë nga Beogradi që të drejtat tona për punësim të përfillen krahas përqindjes së shqiptarëve

Përkundër diskriminimit të vazhdueshëm që po i bënë Serbia e Aleksandar Vuqiqit, shqiptarët e Breznicës dhe Muhocit, Zarbincës e Ramnabuçës, dhe nga e gjithë Malësia, ishin bërë bashkë, mbrëmë, për ti dhënë mbështetje Listës sonë.💪

Njëzëri, u zotuam se do ta vazhdojmë luftën. Luftën tonë politike, për liri, drejtësi e barazi, për punësim e integrim, pa u nënshtruar.

Nënshtrimi nuk sjell fitore, nënshtrimi nuk është i shqiptarëve. Fundja, historia e shqiptarëve flet për rezistencë.👊

“Shqiptarëve nuk ju duhen vende pune në Beograd, por Beogradi duhet të krijojë vende pune për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, krahas numrit të tyre në përbërje e popullësinë të këtyre komunave”❤️

Vazhdojmë bashkë.
#TubimiMobilizues #Breznica #Muhoci #MalësiaeBujanocit #ZgjedhjetParlamentare #KShL

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme