Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës të Ejtën në mbrëmje ka vazhduar fushatën parazgjedhore me banorët e malësis së Bujanocit, ku kandidati për deputet popullor Salih Saliu ka thën se “Vota për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me numër 16 është adresa e duhur për të vazhduar me kërkesat për të drejtat që na takojnë”

Malësia e Bujanocit, për fatin tonë të keq, e për fajin e qeverisë qendrore, po shkon pas hapave të Medvegjës. Pasivizimi në këtë pjesë të Bujanocit po zvogëlon numrin e banorëve çdo ditë ka shkruar Salihu.

Shpërngulja është evidente nga mungesa e perspektivës. Të rinjtë e të rejat që jetojnë këtu, e shkollimin e mesëm dhe univerzitar e kryejnë në Kosovë shkaku i afërsisë gjeografike, as me kualifikim të shkollës së mesme nuk mund të gjejnë punë. Mosnjohja e diplomave vazhdon të jetë një prej brengave kryesore.

Këto probleme, e shumë të tjera duhen të dëgjohen përtej komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ato do të dëgjohen edhe në parlamentin serb në Beograd.

Salihu është shprehur se për t’u dëgjuar zëri edhe më zëshëm, kërkohet mbështetja e gjithësecilit shqiptar. Edhe të atyre që jetojnë në Gjilan, Prishtinë e Fushë Kosovë. Mobilizimi i madh na bënë më fortë.

Vota për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me numër 16 është adresa e duhur për të vazhduar me kërkesat për të drejtat që na takojnë.

foto nga malësia e bujanocit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme