Botë Kanali i Stambollit, megaprojekti i radhës i Erdoganit Nga Wikiliks U postua 28/06/2021 3 Min e Lexuar 0 0 55 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti turk Erdogan hodhi gurin e themelit për një kalim të dytë në Bosfor. Për investitorët ky megaprojekt është një ëndërr, por për shumë banorë një zhgjëndërr. Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigante ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor – të gjitha këto mega projekte ai i ka realizuar brenda një kohe të shkurtër. Por projekti i ardhshëm – kanali i Stambollit – është i një kategorie krejt tjetër. Qeveria turke planifikon të krijojë një kalim të dytë në Bosfor, një lloj kopjeje të ngushticës detare, që kalon mes përmes metropolit 16-milionësh, Stambollit. Në perëndim të qytetit kanali artificial prej 45 km do të kalojë paralel me Bosforin dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara. Me këtë synohet t’i jepet frymëmarrje qarkullimit të dendur në ngushticën detare si dhe të ulet rreziku i aksidenteve të shumta që ndodhin, thuhet në qarqet qeveritare. Frikë nga dëmet për mjedisin Ajo që shumë banorë të Stambollit prej kohësh e kanë nënvleftësuar si “melodi të së ardhmes”, tani po merr gjithnjë e më shumë formë. Megjithë katër padi të ngritura kundër projektit, në mars 2020 nisi faza e tenderimit dhe tani ka nisur edhe puna konkrete. Ndër investitorët bëjnë pjesë edhe shumë të interesuar nga Mesdheu dhe Lindja e Mesme, megjithatë ende nuk është e qartë se si do të financohet projekti. Por kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, një pjesë e mirë e popullsisë së qytetit dhe studiuesit vazhdojnë ta kritikojnë projektin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fituesit e zgjedhjeve në katër komunat në veri, paralajmërojnë sërish dorëheqje Në zgjedhjet e së dielës Lista Serbe mori kryesimin e katër komunave veriore të …