Stil & Trend Këto janë super produktet që e rrisin performancën e trurit Nga Wikiliks U postua 04/09/2019 3 Min e Lexuar 0 0 97 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ushqimet e shëndetshme kanë një rëndësi shumë të madhe për shëndetin mental dhe atë fizik. Mirëpo a funksionojnë vërtetë? Nuk ka dyshim se me kohë, performanca e trurit fillon të bie dhe kështu ju filloni të humbni kujtesën, koncentrimin dhe funksionet e tjera të trurit. Mirëpo lajmi i mirë është, se ju mund t’i përmirësoni këto probleme vetëm duke ngrënë ushqimet e duhura. Sipas WebMd, këto janë disa nga produktet, që e rrisin koncentrimin dhe ndihmojnë në fokusim: Kafeina– Disa produkte që përmbajnë kafeinë siç është çokollata dhe pijet energjike mund ta rrisin fokusimin. Glukoza– Sheqeri natyral apo glukoza është një përbërës shumë i nevojshëm për trurin. Një gotë me lëng portokalli mund të ofrojë përmirësim të kujtesës si dhe të shumë proceseve mentale. Peshku– Prania e acideve yndyrore, janë çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e trurit. Këto acide janë të shkëlqyera për trurin. Përbërësit e peshkut gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës si dhe të çrregullimeve mentale. Çokollata e zezë– Ky produkt njihet për praninë e antioksidantëve dhe vitaminës E, që janë të lidhura me parandalimin e prapambetjeve mentale si dhe për përmirësimin e shumë proceseve të lidhura me trurin. Boronicat– Hulumtimet në kafshë kanë treguar, se boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet dhe inflamacionet, që njihen për shkaktimin e shumë sëmundjeve siç është ajo e Alzheimerit si dhe demencës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kompanitë gjermane kërkojnë që lufta kundër virusit të lidhet me mbrojtjen e klimës Disa kompani të mëdha gjermane, përfshirë firmat “Bayer”, “Allianz”, “Puma” dhe “Deutsche Telekom”, kanë …