Faqja Kryesore Botë Boris Johnson humb votimin – Parlamenti merr kontrollin për fatin e Brexitit

Boris Johnson humb votimin – Parlamenti merr kontrollin për fatin e Brexitit

1 Min e Lexuar
0
0
27

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka pësuar një humbje të madhe në parlamentin britanik sot. Parlamenti votoi që të marrë kontrollin e sallës, dhe në këtë mënyrë do hapë mundësinë që nesër të hedhet në votim ligji Benn.

Kjo do të thotë se nesër deputetët mund të vendosin për fatin e Brexit.

Sot Boris Johnson humbi shumicën në parlament, pasi që njëri prej deputetëve të konservatorëve kaloi në radhën e laburistëve.

Nesër pritet të votohet nëse Britania do ketë mundësinë e daljes pa marrëveshje nga BE’ja, transmeton Gazeta Express. Johnson ka kërcënuar prej që ka ardhur në pushtet se do të dalë pa marrëveshje nëse është nevoja, por shumë të tjerë kanë reaguar kundër këtij opsioni për shkak se do mund të dërgonte vendin në krizë ekonomike.

Johnson ka paralajmëruar se do të rrëzojë qeverinë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë