Botë Kim Jong Un i dërgon mesazh “pajtues” Trumpit Nga Wikiliks U postua 31/12/2018 2 Min e Lexuar 0 0 44 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Koreja e Veriut ka dërguar një mesazh “pajtues” te presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përderisa të dyja vendet vazhdojnë konfliktin rreth negociatave bërthamore, ka njoftuar një gazetë e Koresë së Jugut. Gazeta “Chosun Ilbo”, duke cituar burime diplomatike njoftoi më 31 dhjetor se Kim Jong Un dërgoi “një letër” te presidenti i SHBA-ve, e cila u dorëzua më 28 dhjetor, përmes një kanali të paspecifikuar. Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka komentuar menjëherë raportin. Uashingtoni dhe Pheniani janë përfshirë në një bllokadë në negociatat mbi procesin e denuklearizimit të Koresë së Veriut dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare. Kim dhe Trump u takuan më 12 qershor në Singapor, ku deklaruan se do të ndodhë një “denuklearizim i plotë” mirëpo pa dhënë detaje se kur dhe si do të ndodhte. Më 20 dhjetor, Koreja e Veriut tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga armët e veta bërthamore në rast se Shtetet e Bashkuara nuk e largojnë kërcënimin e vet bërthamor, duke shfaqur një qëndrim të ashpër me amerikanët. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga sot hapen të gjitha xhamitë në Serbi Nga SOT hyn në fuqi vendimi i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë për …