Mijëra protestues rrugëve të Beogradit, Vuçiqin e quajnë hajn dhe të korruptuar

Disa mijëra serbë u mblodhën të shtunën për të protestuar kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq Vucic dhe partisë së tij udhëheqëse, Partia Progresiste Serbe, në qendër të Beogradit.

Protestuesit e shumtë bërtitën “Vuçiq hajni” derisa marshuan paqësisht përmes qendrës së qytetit në protestën e katërt të këtillë në po kaq javë. Ata kërkuan liri të mediave, fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve opozitarë, raporton “Reuters”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme