Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara – të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën mund të parandalojnë përhapjen e “Shqipërisë së Madhe”, “të keqen e madhe që do të ndez të gjithë rajonin dhe gjithë Ballkanin”.

Kështu ka deklaruar  ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin për Tv Most.

“Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë nga Kosova apo shqiptarë nga Shqipëria, gjithmonë kanë pasur një politikë “Shqipëria e Madhe”, gjithmonë kanë menduar në të njëjtën mënyrë siç është formuluar në Tiranë dhe natyrisht si është mundësuar  Tiranës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, por kjo tani është krijuar fizikisht do të thotë “Shqipëria e  Madhe”, tha Vulin.

Ai thekson  se në vitin 1998, gjithashtu ishte kufiri i hapur në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme