Botë Kompania ajrore britanike anulon gati të gjitha fluturimet, bllokohen udhëtarët Nga Wikiliks U postua 09/09/2019 2 Min e Lexuar 0 0 20 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pilotët e kompanisë ajrore britanike “British Airways” e kanë filluar grevën e parë në histori të kësaj kompanie të dielën në mesnatë. Kjo ka ndikuar në anulimin e qindra fluturimeve dhe bllokimin në aeroport të mijëra udhëtarëve. Anëtarët e Shoqatës së Pilotëve të kompanisë “British Airways” kanë thënë se do të mbajnë grevë për 48 orë për shkak të pagave. Ata kanë paralajmëruar se do ta mbajnë edhe një grevë tjetër më 27 shtator, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Të hënën në mëngjes, kompania ajrore shkroi në faqen zyrtare të internetit: “Nuk kemi pasur opsione të tjera, përpos t’i anulojmë pothuajse 100 për qind të fluturimeve tona. E kuptojmë zemërimin që ju është shkaktuar për shkak të grevës së pilotëve. Pas disa muajve të përpjekjeve për ta zgjidhur mosmarrëveshjen, ne na vjen shumë keq që gjendja ka ardhur deri këtu”. Zyrtarët e kompanisë dhe shoqata e pilotëve kanë dhënë shenja se janë të gatshëm për bisedime të reja rreth këtij problemi. Pavarësisht të përmirësimit të marrëdhënieve mes palëve, shumica e fluturimeve të planifikuara për të hënën dhe të martën tashmë janë anuluar. Kjo kompani zakonisht realizon më shumë se 800 fluturime në ditë. Kjo nënkupton se rreth 145 mijë udhëtarë do të preken çdo ditë nga anulimi i fluturimeve për shkak të grevës, shkruan “The Guardian” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjindet një sasi e madhe e arsenalit ushtarak në fshatin Konçul Mediat serbe raportojnë për gjetjen e një arsenali të vërtetë ushtarak më datë 14 …